07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Hoti: Të enjten në Bruksel shkon koordinatori i bisedimeve, detyra e tij draftimi i marrëveshjes finale

nga Televizioni T7
10:15 20/07/2020
në Lajme
Hoti: Të enjten në Bruksel shkon koordinatori i bisedimeve, detyra e tij draftimi i marrëveshjes finale
0
SHARES
89
VIEWS

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se do ta emërojë së shpejti një koordinator nacional për dialogun, raporton Gazeta Express.

Hoti para mediave ka thënë se me Serbinë dialogojnë vetëm për njohje reciproke.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Dialogu, ju e dini, që ky proces ka fillu pas më shumë se 20 muaj të bllokadës. E kemi qartësuar platformën, e kemi komunikuar me publikun. Është mirëkuptu ky proces nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Normalizimi i marrëdhënieve është derivat i njohjes reciproke”, tha kryeministri.

Shefi i ekzekutivit ka bërë të ditur se të enjten do të ketë një takim tjetër në Bruksel ku i pranishëm do të jetë koordinatori që pritet të emërohet.

“Dialogu është vetëm politik për njohje reciproke, të enjten është një takim tjetër në Bruksel ku do të jetë prezent koordinatori shtetëror për dialog që do ta emërojë së shpejti për të draftu marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka thënë ai, derisa iu është përgjigjur deklarimeve për bisedime teknike.

“Çdo koment që dëgjoni ose nuk janë të informuar ose nuk duan t’i dëgjojnë. Sot kam dërguar ftesat për forum të liderëve gjithashtu edhe në kuvend për t’i informuar për të gjitha zhvillimet. Nuk ka dialog teknik, vetëm dialog për të normalizuar marrëdhëniet”, ka thënë ai. /GazetaExpress/

Tags: A1

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Po nuk i pate 250 mijë euro, nuk merr nuse në këtë qytet shqiptar

Po nuk i pate 250 mijë euro, nuk merr nuse në këtë qytet shqiptar

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING