30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Hoti në Bruksel takon Komisionerin për Zgjerim, ia përmend vizat

nga Televizioni T7
14:22 15/07/2020
në Lajme
Hoti në Bruksel takon Komisionerin për Zgjerim, ia përmend vizat
0
SHARES
131
VIEWS

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar Komisionerin e BE’së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, njofton Zyra e Kryeministrit.

Tema kryesore në këtë takim ishte procesi i liberalizimit të vizave, ndërkaq kryeministri Hoti ka thënë se ky proces duhet të përmbyllet urgjentisht, raporton Gazeta Express.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Temë kryesore e këtij takimi ishte procesi i liberalizimit të vizave. Kryeministri Hoti ka theksuar nevojën urgjente për përmbylljen e këtij procesi, si një ndër çështjet më me rëndësi të Kosovës në raport me Bashkimin Evropian.

Kosova dhe qytetarët e saj janë të përcaktuar në orientimin e tyre euroatlantik, prandaj kryeministri Hoti ka vlerësuar se është e rëndësishme që edhe Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapat e nevojshëm, që të sigurohet lëvizja e lirë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Hoti.

Në takim po ashtu është biseduar edhe për zhvillimet politike në Kosovë, rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe projektet e mëdha infrastrukturore.

“Kryeministri Hoti ka takuar për të dytën herë brenda pak ditësh Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, z. Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend, si dhe për procesin e rimëkëmbjes ekonomike pas përballjes me pandeminë Covid 19, duke përfshirë këtu edhe bisedën për projektet e mëdha infrastrukturore, të cilat janë pjesë e pakos së rimëkëmbjes”

“Në këtë takim u fol edhe për nevojën për strategji dhe protokolle të përbashkëta regjionale e evropiane për luftimin e pandemisë, ndërsa z. Varhelyi e siguroi kryeministrin Hoti se Kosova si pjesë e kontinentin është dhe do të jetë pjesë e kësaj strategjie”, thuhet tutje në njoftim./GazetaExpress/

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Alaba i preferon këto dy ekipe

Alaba i preferon këto dy ekipe

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING