30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Guardiola i reagon presidentit të La Ligës: Ai e xhelozon Premierligën

nga Televizioni T7
13:07 14/07/2020
në Sport
0
SHARES
14
VIEWS


Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i është kundërpërgjigjur presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pasi ky i fundit e kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) për t’ia shfuqizuar dënimin klubit anglez.

Manchester City do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e ka shfuqizuar dënimin me dy vjet pezullim nga futbolli evropian për klubin anglez, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

UEFA e dënoi Man Cityn me dy vjet pezullim nga garat evropiane në shkurt të këtij viti, për shkelje të rënda të rregullave për ndershmëri financiare (FFP) dhe licencim të klubit. Klubi i Premierligës i pati mohuar akuzat në mënyrë ta vazhdueshme dhe të ashpër dhe muajin e kaluar vendosi të ankohej ndaj dënimit në CAS.

Pas një seance dëgjimore që zgjati tri ditë në muajin qershor, CAS-i ka vendosur tani që t’ia heqë dënimin të kaltërve. Kjo nënkupton se City do të jetë i lirë të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa, dënimi me gjobë prej 30 milionë euro i është ulur në 10 milionë euro. 

E gjitha kjo e ka lënë të pakënaqur presidentin e La Ligës, Javier Tebasin, i cili që një kohë të gjatë ka kërkuar dënime për Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin për shkelje të rregullave të FFP-së.

“Ne duhet ta rivlerësojmë nëse CAS është organi i përshtatshëm ku duhet të apelohen vendimet institucionale në futboll”, kishte thënë Tebas.

“Zvicra është një vend me histori të mrekullueshme të arbitrazhit. CAS nuk i plotëson standardet”.

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot, Guardiola u pyet për këtë koment të Tebas dhe ai sugjeroi se presidenti i La Ligës po e xhelozon Premierligën.

“Señor Teba është ndryshe. Ai djalosh me siguri është tejet xheloz ndaj Premierligës”, tha Guardiola. 

“Ai është një ekspert i jashtëzakonshëm ligjor. Herën tjetër do ta pyes atë se te cilët gjykatës do të duhet të shkojmë”.

“Ai duhet të fokusohet në La Liga. Ai është njëri ndër ata njerëzit që vendimet i cilësojnë të përsosura kur janë në favor të tij, ka ndodhur shumë herë në Spanjë”.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Agim Veliu emërohet koordinator për luftimin e terrorizmit, Qeveria thote se s’do të paguhet ekstra

Agim Veliu emërohet koordinator për luftimin e terrorizmit, Qeveria thote se s’do të paguhet ekstra

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING