07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Ganimete Musliu e sheh si skandal vizitën e Von Cramon në Gjykatën Speciale

nga Televizioni T7
12:30 21/07/2020
në Lajme
0
SHARES
235
VIEWS

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu e ka quajtur skandaloze vizitën e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale.

Musliu përmes facebook-ut ka thënë se vizita e raportueses për Kosovën në PE Von Cramon tregon se Prokurori i Specializuar nuk merret me drejtësi por me plotësimin e ambicieve personale.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Skandaloze dhe juridikisht e paprecedent kjo vizita e eurodeputetes Viola Von Cramon në Gjykatën Speciale, e cila është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.Kur sheh kësi veprimesh skandaloze të një eurodeputeteje, nuk është aspak për t’u çuditur që sot e kemi një Zyre të Prokurorit të Specializuar në Hagë, e cila në vend se të merret me drejtësi, merret me plotësimin e ambicieve personale të një eurodeputeteje, që qartazi anon politikisht në Kosovë”, ka shkruar Musliu.

Deputetja e PDK’së ka kërkuar që eurodeputetja të bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj për të vizituar Gjykatën Speciale.

“Është në interes të transparencës dhe vlerave demokratike evropiane, që ajo ta bëjë të qartë se cilat ishin interesat e saj në Gjykatën Speciale, kur asnjë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë miratuar ligjin dhe i kanë mandatuar gjyqtarët dhe prokurorët e specializuar në Hagë, nuk i kanë vizituar asnjëherë për t’ia ruajtur autonominë e funksionimit të tyre si institucion, përderisa në anën tjetër kemi ndërhyrje flagrante të një eurodeputeteje”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës

Xhavit Haliti e quan qesharak Forumin e Liderëve, shefat e partive i quan pronarë të subjekteve të tyre

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING