07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

nga Televizioni T7
10:49 14/07/2020
në Sport
Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë
0
SHARES
14
VIEWS

Manchester Unitedi u ndal me barazim 2:2 nga Southamptoni të hënën shkaku i një goli të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes. Ky barazim ia pamundësoi Unitedit të ngrihet në pozitën e tretë në tabelë dhe tani tifozët e kanë vërejtur një veprim të çuditshëm të kapiteni Harry Maguire gjatë atij aksioni.

Southamptoni kaloi në epërsi në fillim të ndeshjes përmes golit të shënuar nga Stuart Armstrong, mirëpo Manchester Unitedi reagoi shpejt përmes golave të shënuara nga Marcus Rashford dhe Anthony Martial, 

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Djajtë e Kuq dukej se do të ngriheshin në pozitën e tretë në tabelë, mirëpo ata mbetën të pestit dhe jashtë vendeve të Ligës së Kampionëve, pasi Michael Obafemi ia fitoi një pikë Southamptonit me golin e tij të shënuar në momentet e fundit të ndeshjes.

Southamptoni e shënoi golin e barazimit nga korneri dhe tani tifozët e kanë vërejtur se Maguire nuk e kishte mbrojtur ndonjë rival gjatë atij korneri, por bashkëlojtarin e tij Aaron Wan-Bissakan.

Megjithatë, pas ndeshjes Maguire tha se Manchester Unitedit është përmirësuar në mbrojtje kundër aksioneve nga ndërprerjet.

“Ne jemi përmirësuar në mbrojtje të aksioneve nga ndërprerjet. Ne e kishim një rekord të mtmerrshëm në fillim të sezonit, por kemi qenë shumë mirë në ndërprerje së fundi”, ka thënë Maguire.

“Ne jemi të zhgënjyer për momentin, por duhet të nisim të ecim përpara duke nisur qysh nga e nesërmja”.

E përkundër që ndodhen në pozitën e pestë, Manchester Unitedi e ka të garantuar kualifikimin në Ligën e Kampionëve nëse i fiton ndeshjet e mbetura të këtij sezoni – gjë të cilën Matic beson se skuadra e tij do ta bëjë. 

Maguire marking his own player 😭😭😭😭😭😭😭😭 pic.twitter.com/D3cvfmR3Bq

— caleb 🇮🇨⚽️ (@caleb23lufc) July 13, 2020

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
FRONTAL, Natyrë Kuçi, Betim Musliu

FRONTAL, Arianit Koci

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING