02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Foshnja e porsalindur në Francë infektohet me Covid-19 në mitrën e nënës

nga Televizioni T7
10:32 14/07/2020
në Lajme
Foshnja e porsalindur në Francë infektohet me Covid-19 në mitrën e nënës
0
SHARES
38
VIEWS

Mjekët në Francë e kanë raportuar atë që e kanë cilësuar si rastin e parë të dëshmuar të përhapjes së koronavirusit nga nëna te fëmija para lindjes.

Foshnja e gjinisë mashkullore pësoi inflamacion të trurit disa ditë pas lindjes dhe kjo iu shkaktua pasi virusi e kaloi placentën dhe krijoi infeksion para lindjes. Sidoqoftë, për fat të mirë, foshnja është në gjendje të mirë dhe është përmirësuar.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Ky rast, i publikuar në revistën “Nature Communications”, vjen pas lindjes së disa foshnjave me Covid-19, për të cilat mjekët kanë dyshuar se infeksionin e kanë marrë para lindjes, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

“Për fat të keq, nuk ka dyshime për infeksionin në këtë rast. Mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm se kjo mund të ndodhë. Nuk është e zakonshme, sigurisht, por mund të ndodhë dhe duhet të merret parasysh në punën klinike”, tha Dr.Daniele De Luca, drejtor i Pediatrisë në një spital të Parisit.

Nëna 23-vjeçare që e lindi djalin e infektuar me koronavirus ishte dërguar në spital më 24 mars për shkak të temperaturës së lartë dhe kollës së ashpër pas infektimit me koronavirus.

Pas testimit të gjakut dhe lëngjëve në mushkëritë e foshnjës, mjekët e vërtetuan infeksionin. Pas testimeve më të hollësishme, u zbulua se virusi ishte përhapur nga gjaku i nënës në placentë, ku është riprodhuar dhe ka shkaktuar infeksion.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Suharekës i ndahen mbi 71 mijë euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Suharekës i ndahen mbi 71 mijë euro për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING