07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

FIFA e trondit Partizanin, ia ndalon transferimin e lojtarëve

nga Televizioni T7
10:57 16/07/2020
në Sport
FIFA e trondit Partizanin, ia ndalon transferimin e lojtarëve
0
SHARES
66
VIEWS

Partizani merr një goditje të rëndë për sezonin e ardhshëm. Të kuqtë të cilët me shumë gjasa nuk do të kualifikohen në Europa League për sezonin tjetër janë tronditur nga vendimi i FIFA-s për t’u bllokuar merkaton në hyrje për 1 vit për shkak të çështjes Çinari.

Sulmuesi, i cili dy vite më parë kishte nënshkruar me Alaves dhe pastaj u huazua te Istra në Kroaci, me kontratën që firmosi te Partizani shkeli rregullat e FIFA-s, ndaj gjyqi ka vendosur kundër Partizanit.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Të kuqtë nuk mund të bëjnë merkato gjatë kësaj vere dhe në janar, ndërkohë që do te duhet të paguajnë edhe 80 mijë euro gjobë. Edhe vetë Çinari e ka pësuar, duke u pezulluar për katër muaj.

Te Partizani nuk janë dakord me dënimin e marrë, ndërkohë që gjasat janë se do ta apelojnë vendimin.

Ky sezon ka shkuar si mos më keq për Partizanin dhe nëse nuk do të bëjnë merkato as sezonin e ardhshëm atëherë edhe tjetri do të jetë shumë i vështirë pasi përveç Trashit edhe disa titullarë të tjerë janë në skadencë kontrate dhe do të largohen dhe të gjithë këta futbollistë do të zëvendësohen nga lojtarë të akademisë dhe të Partizanit B.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Klubet e sportit, të pakënaqura me vendimin e Qeverisë

Klubet e sportit, të pakënaqura me vendimin e Qeverisë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING