07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

FFK-ja reagon pas lajmit se UEFA ka kërkuar dorëheqjen e Agim Ademit

nga Televizioni T7
14:30 15/07/2020
në Sport
FFK-ja reagon pas lajmit se UEFA ka kërkuar dorëheqjen e Agim Ademit
0
SHARES
80
VIEWS

Federata e Futbollit e Kosovës e ka përgënjeshtuar lajmin se UEFA ka kërkuar nga Agim Ademi të japë dorëheqje nga posti i presidentit, duke thënë se lajmet e tilla kanë për qëllim destabilizimin e Federatës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është përballur me kundështim të vazhdueshëm tash e një kohë, pas dënimit të tij me nëntë muaj burgim për një çështje të vitit 2012 jashtë futbollit. Ademi e kishte apeluar këtë vendim në Gjykatën e Apelit, e cila megjithatë e kishte përkrahur vendimin e Gjykatës Themelore, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Më vonë u bë e ditur se Ademi është urdhëruar të paraqitet në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë për ta kryer këtë dënim, përderisa e pret vendimin final nga Gjykata Supreme. Megjithatë, Ademi e apeloi edhe këtë vendim dhe atij iu shty ekzekutimi i dënimit për tre muaj, shkaku i gjendjes shëndetësore.

Sot u raportua se UEFA ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ademit nga posti i FFK-së shkaku i këtij dënimi, megjithatë FFK-ja i ka përgënjeshtruar këto lajme.

Në reagimin e FFK-së, Ademi thotë se UEFA është në dijeni për rastin e tij, por se në asnjë rast nuk ia ka kërkuar dorëheqjen.

“Vazhdimisht kam qenë dhe jam në kontakt të drejtpërdrejt me organet e UEFA-s dhe çdo herë jam konsultuar për rastin tim gjyqësor dhe UEFA në çdo hap ka qenë e informuar mbi ecurinë e procesit”, thuhet në reagimin e Ademit.

“Përkundër faktit se kam e ndje veten të pafajshëm gjithmonë kam besuar në drejtësi dhe për këtë arsye e kam kërkuar të drejtën time legjitime deri në instancën e fundit gjyqësore, me ç’rast jam duke e pritur vendimin përfundimtar. Për këtë është e informuar edhe UEFA, e cila asnjëherë nuk ka kërkuar dorëheqjen time”.

“Organet e UEFA-s më kanë përkrahur në ushtrimin e funksionit tim dhe të kërkoj të drejtën time deri në fund të procesit. Këtë gjë ma kanë mundësuar edhe KE dhe të gjitha Lidhjet Rajonale të futbollit, me çka i falënderoj  për mbështetjen dhe për mundësinë e dhënë”.

“Prandaj, lajmet e tilla spekuluese kanë për qëllim destabilizimin e federatës dhe sjelljes në konfuzitet të klubeve, të njerëzve të futbollit dhe organeve të futbollit në fund të këtij edicioni futbollistik”. 

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
PSG i do 80 milionë plus Dembelen për Neymarin

PSG i do 80 milionë plus Dembelen për Neymarin

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING