30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Dybala me kontratë të re, Juventusi planifikon ta bëjë atë kryesorin në skuadër

nga Televizioni T7
12:24 14/07/2020
në Sport
Dybala me kontratë të re, Juventusi planifikon ta bëjë atë kryesorin në skuadër
0
SHARES
53
VIEWS

Juventusi është gati t’ia rinovojë kontratën Paulo Dybalas deri më qershor të vitit 2025, duke e bërë atë fytyrën e re të klubit dhe potencialisht kapiten të ardhshëm.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se negociatat me agjentin e futbollistin kanë përfunduar pozitivisht dhe marrëveshja pritet të zyrtarizohet në gusht, para se të rinisin ndeshjet e Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Argjentinasi kishte qenë shumë afër largimit nga Juventusi drejt Tottenhamit apo Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, mirëpo ai ishte i përkushtuar të qëndrojë në Torino dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.

Ky vendim ka rezultuar të ketë qenë i duhuri, pasi që Dybala ka qenë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Maurizio Sarrit gjatë këtij sezoni, duke luajtur edhe si qendërsulmues në disa raste.

27-vjeçari ka kontribuar me 17 gola dhe 13 asiste në 41 ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij sezoni në të gjitha garat.

Kontrata e tij aktuale është e vlefshme vetëm deri në verën e vitit 2022, kështu që kontrata e tij ia zgjat karrierën në Allianz Stadium edhe për tre vjet të tjera, ndërsa i ofron edhe pagë më të mirë.

Mbi të gjitha, Dybala tani planifikohet të bëhet fytyra e re e klubin në reklama dhe marrëveshje për sponsorizim, ndërsa do ta ketë edhe rolin e një kapiteni të ardhshëm në skuadër.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

Gabimi i çuditshëm i Maguire te goli i barazimit, që ia kushtoi Unitedit vendin e tretë

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING