02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Dy derbi për titull në IPKO Superligë

nga Televizioni T7
12:36 17/07/2020
në Sport
Dy derbi për titull në IPKO Superligë
0
SHARES
45
VIEWS

Drita – Gjilani dhe Ballkani – Prishtina janë dy derbit e kësaj fundjave në mes të ekipeve që po luftojnë për titull të kampionit të Kosovës

Xhiroja e 31-të e IPKO Superligës së Kosovës në futboll do t’i sjellë dy derbi të mëdhenj të shtunën.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Pa dyshim, loja kryesore e fundjavës do të jetë ajo në mes të Dritës dhe Gjilanit, në derbin e madh të Anamoravës.

Drita prin në tabelë me katër pikë më shumë se rivali lokal, Gjilani.

Një fitore eventuale “Intelektualët” do t’i afronte edhe më shumë me titull të kampionit.

Në anën tjetër, për “Skifterat” tri pikët janë të domosdoshme për t’iu afruar Dritës në vetëm një pikë në tabelë.

Barazimi nuk do t’i kryente punë asnjërës skuadër, shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi Ballkani do të mundohet ta shfrytëzojë gabimin e skuadrave në derbin më të madh të Kosovës.

E në ndërkohë, therandasit duhet ta mposhtin Prishtinën, në ndeshjen tjetër derbi të kësaj xhiroje.

Ekipi Portokalli i ka vetëm tri pikë më pak se Drita momentalisht.

Prishtina nga ana e saj thuajse është dorëzuar në luftën për titull pasi ka mbetur shtatë pikë prapa liderit.

Sidoqoftë, kryeqytetasit matematikisht ende janë në garë për titull, tri xhiro pa përfunduar sezoni.

Ndeshjet tjera do të kenë rëndësi të madhe për mbijetesë.

Dukagjini, Vushtrria e Ferizaj tashmë janë përshëndetur nga Superliga.

Ndërsa, tri ekipet tjera, Trepça ’89, Flamurtari e Drenica do të mundohen t’i fitojnë ndeshjet e fundit për t’ju shmangur vendit të katërt që çon në Ligën e Parë. /Gazeta Express/

IPKO Superliga – Java e 31-të

E shtunë 17:00 Drita – Gjilani

E shtunë 17:00 Ballkani – Prishtina

E shtunë 17:00 Trepça ‘89 – Llapi

E shtunë 17:00 Flamurtari – Feronikeli

E shtunë 17:00 Drenica – Vushtrria

E shtunë 17:00 Ferizaj – Dukagjini

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Shqiptarët arrijnë marrëveshje në Bujanovc, reagon Gent Cakaj e quan superlajm

Shqiptarët arrijnë marrëveshje në Bujanovc, reagon Gent Cakaj e quan superlajm

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING