30.01.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Drejtori i Interit: Jemi të kënaqur me Conten

nga Televizioni T7
12:15 14/07/2020
në Sport
Drejtori i Interit: Jemi të kënaqur me Conten
0
SHARES
5
VIEWS

Drejtori i Interit, Beppe Marotta, ka theksuar se klubi zikaltër është shumë i kënaqur me punën që trajneri Antonio Conte po e bën në San Siro dhe thotë se s’ka arsye të ndryshohet trajneri për sezonin e ardhshëm.

Antonio Conte iu bashkua Interit në fillim të sezonit, megjithatë mediumet italiane tani raportojnë se ish-trajneri i Chelseat dhe Juventusit mund të largohet në fund të sezonit 2019/20, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Dyshimet për të ardhmen e tij janë shtuar tani që Interi s’po shfaq formë të mirë që nga rinisja e sezonit në qershor, pas ndërprerjes së të gjitha aktiviteteve sportive në mars shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Interi e kaloi Lazion dhe tani radhitet në pozitën e dytë në tabelë, me tetë pikë prapa liderit Juventusit, tani që kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund. Por, edhe para kësaj fitoreje, Marotta u shpreh i kënaqur me punën e bërë nga Conte.

I pyetur se ai garantohet Contes posti i trajnerit për sezonin e ardhshëm, ai tha: “Nuk e shoh nevojën të bëhen ndryshime. Klubi është shumë i kënaqur. Ai është një trajner ambicioz, dëshiron të fitojë dhe po e provon një sfidë të re”.

“Ne nuk duhet ta harrojmë që ky është sezoni i tij i parë këtu, ndërsa klubet që po garojnë me ne kanë qenë duke punuar me të njëjtin trajner për disa vite radhazi”.

“Është e natyrshme të kesh ambicie dhe të zemërohesh kur të bëhen gabime dhe kur humb pikë. Por, s’ka asgjë të përsosur, ne gjithmonë do të kemi nevojë të pëmirësojmë diçka. Conte e di këtë dhe e dimë edhe ne”.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Federata organizon “Ferizaj Cup 2020”, çiklistët ftohen në shtegun prej 7 kilometrave

Federata organizon “Ferizaj Cup 2020”, çiklistët ftohen në shtegun prej 7 kilometrave

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING