02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

nga Televizioni T7
19:34 14/07/2020
në Lajme
Daut Haradinaj flet për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale
0
SHARES
64
VIEWS

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj, ka thënë se aktakuza ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri  Veselit sulmon në mënyrë direkte lirinë e Kosovës. Sipas tij Thaçi dhe Veseli kanë qenë në krye të UÇK’së dhe luftës për liri.

Haradinaj ka theksuar se kjo aktakuzë është goditja më e madhe ndërkombëtare ndaj shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“Kur je në krye të shtetit, të përgjegjësisë institucionale, natyrisht se efekti i tejkalon kompetencat e presidentit, është goditje për shtetin e Kosovës. Domethënë është një dëm kolateral, nuk është vetëm në individ siç po pretendohet të quhet”, është shprehur Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

“Këto janë më shumë humor i zi, nuk është thirrur si individ, nuk është thirrur si rast i izoluar ashtu siç pretendohet. Është thirrur si kreu i luftës, janë thirrur njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm, ata nuk janë intervistuar për pjesëmarrje aktive fizike, por për përgjegjësi, në këtë rast mendoj se është një goditje direkt ndaj lirisë së Kosovës, jo vetëm individi ose ish kryeparlamentari në këtë rast, mendoj që është goditja më e lartë që ka ndodhur pas luftës nga drejtësia ndërkombëtare, është direkt e nxitur nga armiqtë e Kosovës”, shtoi ai.

“Pjesëmarrja e Thaçit dhe Veselit por edhe atyre që nuk u janë publikuar emrat në luftën e Kosovës nuk ka qenë asgjë tjetër përveç përpjekje për çlirim. Realizimi i lirisë së Kosovës lidhet direkt me krerët e luftës. Thaçi dhe Veseli kanë bartur përgjegjësi në atë kohë dhe si rezultat e kemi fituar lirinë, e kemi larguar Serbinë prej këtu dhe e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka potencuar se UÇK’ja e as Hashim Thaçi nuk kanë kryer krime.

“Prandaj nuk mendoj që është një goditje në individ dhe nuk besoj që Thaçi është pjesë e atyre krimeve që pretendon prokuroria speciale. Kushdo që e njeh mirë Kosovën, luftën e Kosovës, është një shpifje absurde t’i thuhet Thaçit ti je përgjegjës për 100 vrasje. Prandaj shqiptarët duhet të jenë unik sepse është një rrezik permanent që i kanoset Kosovës, këtu po shihet edhe ndikimi rus dhe ndikimi serb edhe tek raporti i Dick Martyt edhe tek procedurat e tjera pastaj”, tha Haradinaj.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Zgjim Hyseni: Aleanca Surroi – Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK’në

Zgjim Hyseni: Aleanca Surroi – Kurti dhe VV në emër të keqqeverisjes lufton UÇK’në

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING