02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Chelsea fiton para nga triumfi i Real Madridit në La Liga

nga Televizioni T7
11:40 17/07/2020
në Sport
Chelsea fiton para nga triumfi i Real Madridit në La Liga
0
SHARES
210
VIEWS

Chelsea raportohet se do ta pranojë një bonus prej 10-15 milionë funtesh pasi Eden Hazardi i ndihmoi Real Madridit ta fitojë trofeun e La Ligës në sezonin e tij debutues në Santiago Bernabeu.

Real Madridi u shpall kampion i Spanjës pas fitores të së enjtes me rezultat 2:1 kundër Villarrealit, përderisa rivalja e tyre, Barcelona, pësoi disfatë me rezultat 2:1 kundër Osasunës, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Ndërkohë, Hazard, i cili u transferua te gjiganti evropian gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, tani do t’ia fitojë një shumë parash ish-klubit të tij, Chelseat.

Në kontratën e nënshkruar mes dy klubeve për transferimin e Hazardit, Chelsea e kishte vendosur një klauzolë, sipas të cilit Real Madridi duhet t’ia paguajë klubit londinez një bonus nëse spanjollët e fitojnë titullin e La Ligës në sezonin e parë të Hazardit.

Mediumet e mëdha botërore raportojnë se klubi i Premierligës do t’i fitojë 10 deri në 15 milionë funte shkaku i triumfit të Real Madridit në La Liga. /Gazeta Express/

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Depp i pagoi ish-gruas 7 milionë dollarë, pavarësisht se ishte në borxhe

Depp i pagoi ish-gruas 7 milionë dollarë, pavarësisht se ishte në borxhe

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING