28.09.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Batatina: Ballkani e meritoi titullin më shumë sesa Drita

nga Televizioni T7
15:11 23/07/2020
në Sport
Batatina: Ballkani e meritoi titullin më shumë sesa Drita
0
SHARES
193
VIEWS

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, beson se Ballkani e meritoi titullin e kampionit më shumë sesa Drita, megjithatë tha se edhe gjilanasit e morën titullin e kampionit me meritë.

Ballkani u ndal me barazim 2:2 nga Gjilani të mërkurën në Stadiumin e Qytetit, në atë që ishte një ndeshje jetike për secilën skuadër për shpresat e tyre për titull, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Pavarësisht se e përmbysi rezultatin brenda tre minutave falë Mirlind Dakut dhe Jetmir Topallit, Ballkani nuk ia doli të mbahej dhe pranoi gol në minutën e 94-të, duke ia dorëzuar titullin Dritës.

Skuadra nga Suhareka ishte befasia e këndshme e këtij sezoni në Superligë me arritjet dhe lojën e saj. Ballkani luftoi për titull deri në javën e parafundit dhe ka mundësi ta mbyllë vitin me një trofe të paktën, pasi është në finale të Kupës së Kosovës, ku e pret Prishtina.

Megjithatë, barazimi i së mërkurës bëri që Drita të shpallet kampionia e re e Kosovës. Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, vlerëson se Ballkani e ka merituar më shumë sesa Drita titullin në këtë kampionat.

“Edhe Drita edhe Ballkani e kanë merituar titullin, por mendoj që Ballkani e ka merituar më shumë”, ka thënë Tahir Batatina në një prononcim për “Zeri.info”.

Një xhiro para fundit të kampionatit, Llapi ndodhet në pozitën e pestë me 44 pikë të mbledhura. Në ndeshjen e fundit takohet me Vushtrrinë në udhëtim.

Të ngjashme

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit
Sport

Udinese e mund Juventusin me rikthim mbresëlënës dhe ia shtyn festën e titullit

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit
Sport

Ylli i Udineses e bën horë tërë skuadrën e Juventusit

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza
Sport

Messi dhe Suarez i shijojnë pushimet në Ibiza

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj
Sport

Tirana transferon sulmuesin kosovar, Albion Avdijaj

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol
Sport

Udinese e trondit Juventusin, i shënon supergol

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit
Sport

Ylli i Liverpoolit e shan Manchester United gjatë festës së titullit

artikulli i radhës
Arteta i uron fat Emerys në Villarreal

Arteta i uron fat Emerys në Villarreal

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING