07.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Basha pas takimit me Hotin: Do ta heq “traun” në rrugën e Kombit nëse marrë drejtimin e Qeverisë

nga Televizioni T7
10:29 20/07/2020
në Lajme
Basha pas takimit me Hotin: Do ta heq “traun” në rrugën e Kombit nëse marrë drejtimin e Qeverisë
0
SHARES
29
VIEWS

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kreun e PD’së, Lulzim Basha, raporton Gazeta Express.

Pas takimit, në një konferencë për media, kryeministri Hoti tha se e ka konfirmuar për zhvillimet e fundit.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

“E informova me detaje për aktivitetet që po bëjnë ekspertët tanë që fatmirësisht ditëve të fundit kemi arritur që situatën me koronavirus ta sjellim nën kontroll. Gjithashtu edhe për proceset me interes nacional sic është dialogu”, ka thënë Hoti.

Kreu i PD’së në anën tjetër tha se vjen në Kosovë në një moment të rëndësishëm për shtetin.

“Ky është qyteti im I dytë pas Tiranës jo vetëm për faktin se kam jetuar këtu, ka qenë shtëpia ime, por edhe pse e bëtë të tillë me vendimmarrjen tuaj për të më shpallur qytetar nderi. Ky është një moment i rëndësishëm dhe shumë sfida, po ndjekim me shqetësim përparimin e pandemisë COVID. Gjykoj se me paketën ekonomike që ju keni, padiskutim ju vendos në krye të vendeve të rajonit dhe përbën një shembull edhe për Shqipërinë, ku situata është kritike. Dua të ju përgëzoj për nisjen e dialogut dhe të ju shpreh përkrahjen time në këtë përqasje parimore që ka edhe mund të ketë vetëm një përfundim njohjen reciproke”, tha ai.

Basha ka premtuar edhe në Prishtinë se nëse arrin të fitojë postin e të parit të Qeverisë do të heq taksën në rrugën e kombit.

“Ato punë që I kemi nisur rruga e kombit dhe liberalizimi ekonomik do të vazhdojnë edhe më tej. Një ndër vendimet e para si kryeministër në zgjedhjet e ardhshme do të jetë heqja e taksës dhe traut në rrugën e kombit, një vendim i padrejtë. Dua të çmoj lartë qëndrimet tuaja dhe fokusin tuaj në aspektin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Shqipëri.

Qëllimi i PD’së është të rikthejmë atë nivel bashkërendimi që kemi gëzuar në vitet 2007-2008 e më tutje”, tha ai./GazetaExpress/

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Ramos theu edhe një rekord tjetër me golin kundër Leganes

Ramos theu edhe një rekord tjetër me golin kundër Leganes

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING