02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

Ambasadori gjerman afër përfundimit të mandatit, Osmani e pret në takim lamtumirës

nga Televizioni T7
19:17 22/07/2020
në Lajme
Ambasadori gjerman afër përfundimit të mandatit, Osmani e pret në takim lamtumirës
0
SHARES
20
VIEWS

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt, me rastin e përfundimit të misionit diplomatik në Kosovë.

“Kryetarja Osmani e përgëzoi Ambasadorin Heldt për përfaqësimin dinjitoz të vendit të tij, Gjermanisë, në Republikën e Kosovës si dhe për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet  Kosovës e Gjermanisë. Ajo pohoi se me përfaqësimin e Ambasadorit Heldt partneriteti ndërmjet Kosovës e Gjermanisë është forcuar edhe më tej”, thekson komunikata.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Osmani potencoi se Gjermania vazhdimisht ka luajtur një rol thelbësor në fuqizimin e institucioneve të Kosovës dhe në zhvillimin e saj. Sipas kryetares Osmani, gjatë mandatit të Ambasadorit Heldt, përkushtimi i shtetit gjerman ndaj popullit të Kosovës është vërejtur edhe më shumë, për të cilën gjë ajo tha se populli i Kosovës do t’i mbetet gjithmonë mirënjohës atij.

“Në fund, kryetarja Osmani i uroi Ambasadorit Heldt suksese në rrugëtimin e tij të mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikëpritëse ndaj ambasadorit në ardhje, për të vazhduar kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet shtetit gjerman dhe Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës
Hoxhaj: Kosovës i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo dialog teknik

Hoxhaj: Kosovës i duhet marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe jo dialog teknik

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING