02.02.2023
Televizioni 7
No Result
View All Result
T7

30 të moshuar dhe 9 punëtorë në Shtëpinë e Pleqve infektohen me COVID-19

nga Televizioni T7
12:16 21/07/2020
në Lajme
0
SHARES
75
VIEWS

Ditë më parë janë konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Shtëpinë e Personave të Moshuar – Prishtinë

Në një komunikatë për media, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se një person (banor resident) ka pasur simptoma të COVID-19 dhe me datën 17 korrik 2020 ka rezultuar pozitiv.

LEXO EDHE

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Menjëherë, me të marrë lajmin, janë testuar të gjithë banorët dhe po ashtu stafi profesional, ku pas marrjes së mostrave, 30 banorë rezidentë dhe 9 anëtarë të stafit shëndetësor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Tutje, MPMS ka bërë të ditur se dy nga të infektuarit janë në gjendje më të rëndë dhe të izoluar në hapësira të veçanta, njëri prej tyre është tashmë i hospitalizuar në SHSKUK, ndërsa 27 banorët tjerë të cilët nuk kanë simptoma, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në dhomat e Shtëpisë së të Moshuarve dhe gjithashtu, stafi janë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

“MPMS në bashkëpunim me MSH dhe IKSHP janë duke ndërmarrë të gjitha masat që personave të moshuar t’iu ofrohet ndihma mjekësore për të gjithë ata të cilët kanë nevojë për kujdes intensiv, por gjithashtu edhe për personat tjerë rezidentë të cilët nuk janë të prekur me COVID 19. Në funksion të kësaj, MPMS në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë janë duke u angazhuar për të siguruar një ekip mjekësor, të cilët në mënyrë permanente do të jenë në shërbim të banorëve të Shtëpisë së Personave të Moshuar në Prishtinë, deri në tejkalimin e kësaj situate.”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

Lajme

test iframe yt

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?
Lajme

A po rrëshqet dialogu politik në atë teknik?

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti
Lajme

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë
Lajme

Enver Hoxhaj: Nuk ka pasur diskutime në PDK që të futemi në Qeveri, do të mbesim në opozitë

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion
Lajme

Kishte shumë oferta, infermierja që u shërbente pacientëve me të brendshme zgjodhi këtë profesion

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19
Lajme

Momentalisht në Kosovë janë më shumë se tre mijë raste aktive me Covid-19

artikulli i radhës

Arsyeja e rëndësishme se pse nuk duhet ta ulni kurrë maskën në mjekër

Televizioni 7

© 2021 Televizioni T7.

IMPRESUM

  • RRETH T7
  • MARKETING

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • RRETH T7
  • MARKETING